Rikthimi në La Liga rigjen Barcelonën të vetme në krye, në kuotën e 63 pikëve, plus 3 nga Real Madrid. Ekipi i Hansi Flick kaloi pa shumë probleme Osasuna-n, në ndeshjen e prapambetur, e vlefshme për javën e 27-të.

11 minuta lojë i mjaftuan për të kaluar në avantazh, me Ferran Torres që u shërbye në mënyrë perfekte brenda në zonë, shumë pranë vijës fatale sulmuesi spanjoll e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë. Pak minuta më vonë, Dani Olmo u shkëput shpejt kaloi dhe portierin, por u ndal në mënyrë të gabuar duke fituar një 11-metërsh. Nga pika e bardhë, Olmo gaboi, por për fatin e mirë gjyqtari i takimit e përsëriti pas futjes së lojtarëve në zonë. Në tentativën e dytë, Olmo u tregua i saktë duke dyfishuar shifrat. Për fat të keq, spanjolli u detyrua më pas të largohej nga fusha e lojës si pasojë e një shqetësimi muskulor.

Barcelona kishte kontrollin total të lojës, krijuan disa raste për shënim, deri në minutën e 77-të ku Robert Lewandowski mori një top në qendër, me kokë u tregua i saktë duke sigluar shifrat në 3-0.

Suksesi i Barçës dhe rikthimi në krye të La Liga-s mori faqet e parë të mediave spanjolle: “Reagim prej lideri”, ishte një nga titujt më të lakuar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në përfundim të ndeshjes, Hansi Flick feston, por jo plotësisht, pasi dëmtimi i Dani Olmos e shqetëson jo pak: “Ky është një moment i mirë, mungojnë edhe 10 ndeshje deri në fund, por jemi 3 pikë plus. Jo gjithçka është kaq e bukur, kaq mirë, këtë e vërteton edhe dëmtimi i Dani Olmos. E paguam shtrenjtë aktivizimin e tij, largohem nga këtu me një shije të hidhur”, u shpreh Flick.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb