Tek Barcelona ka rilindur. Edhe vetë Wojciech Szczesny nuk do ta kishte menduar se pasi deklaroi tërheqjen nga futbollit, do të pranonte një ofertë nga Barcelona, pas dëmtimit të gjermanit Ter Stegen e do të përjetonte një “rini të dytë” në Barcelonë, duke shfaqur cilësitë e tij të jashtëzakonshme Brenda kuadratit.

“Pa asnjë dyshim”. Kështu u përgjigj Wojciech Szczesny kur u pyet nëse Barcelona është skuadra më e mirë në të cilën ka luajtur. Harrojeni, pra, Juventusin, Arsenalin dhe Romën për portierin polak, i cili shtoi: “Edhe më efikasja. Kam luajtur 19 ndeshje me Barcelonën dhe ende asnjë humbje”.

Këto deklarata i dha për “Sporty TV” pas fitores ndaj Atletico Madridit, që iu siguroi katalanasve kualifikimin në finalen e “Copa del Rey”, ku tashmë i pret Real Madridi. Pas një periudhe ambientimi, që pas rikthimit nga “pensionimi”, Szczesny është bërë portieri titullar i Barcelonës së Hansi Flick.

Ndaj Atletico Madridit, ndihma e tij ishte thelbësore për ta mbajtur portën të paprekur, edhe pse ai vetë komentoi me ironi: “Nuk bëra asnjë pritje të vetme. Duhej të shpikja diçka për t’u dukur edhe unë…”

Barcelona, pasi fitoi Superkupën e Spanjës, është kualifikuar në çerekfinalet e Champions League, ku do të përballet me Borussia Dortmundin, është në krye të La Liga-s dhe tashmë në finalen e Kupës së Mbretit. Mjaftueshëm, sipas portierit polak, për ta cilësuar si skuadrën më të mirë të karrierës së tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: