Barcelona fiton 2-1 me Getafen në një ndeshje që mund të sillte debutimin historik të Rey Manajt në La Ligan spanjolle, por kësaj radhe lushnjari i Kombëtares së Shqipërisë nuk e pat fatin të zbriste në fushën e lojës krah Leo Mesit me shokë.

Kjo sepse avantazhi i dyfishtë i katalanasve që në pjesën e parë me golat mjaft të bukur të Antuan Grizmanit dhe Sergi Robertos si dhe dëmtimi i Zhordi Albas, bënë që të Setien të marrë masat për mbrojtjen e rezultatit, sidomos pas minutës së 66-të kur miqtë ngushtuan rezultatin me Rodrigez.

Me këtë sukses, katalanasit mbërthejnë Realin në vendin e parë në kuotën e 52 pikëve, ndonëse madrilenët kanë një ndeshje më pak, teksa nesër në mbrëmje do të përballen në “Bernabeu” me Selta Vigon.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb