Nuk janë në kushte ideale ekonomike, përkundrazi, arkat e klubit janë në limite, por këto detaje nuk e penguan Barcelonën të ishte një nga ekipet më aktive në tregun e transferimeve.

Presidenti Laporta dhe stafi i tij i vendosën në dispozicion trajnerin Xavi lojtarë si Lewandowski, Kessie e shumë të tjerë, por në këtë pikë të merkatos, një ditë përpara debutimit në La Liga kundër Rayo Vallecano, ende nuk kanë arritur ti regjistrojnë.

Këtë të premte, klubi i Barcelonës, me anë të njoftimi për mediat kanë bërë me dije se kanë shitur 24,5% të aksioneve të Barça Studios duke arkëtuar 100 milionë euro.

Kjo lëvizje e klubit konsiderohet si “leva e katërt”, shifër që i hap dritën jeshile klubit të federojë lojtarët e afruar gjatë merkatos së verës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb