Paul Pogba është padyshim një nga lojtarët më të kërkuar në merkaton e transferimeve. Këtë herë është Barcelona që shfaqe interes për mesfushorin francez. Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, Pogba ka përfunduar në shënjestrën e presidentit të Barçës, Bartomeu i cili i cili kërkon të konfirmohet në krye të klubit. Bëhet fjalë për një operacion i cili mund të shkojë deri në 200 milion euro, duke përfshi edhe pagën e lojtarit, pasi për Pogba në lojë janë edhe skuadra të tjera si Psg, Real Madrid apo Chelsea. Nëse kjo marrëveshje do vihej në jetë, Poga mund të transferohet tek Barcelona vetëm në vitin 2016-të. Sipas lajmeve që vijnë nga Spanja pas kësaj marrëveshje fshihet Ariedo Braida, drejtori i ri sportiv i klubit, i cili do përpiqet që të bind lojtarin që këtë sezon për të bërë më pas gjithçka zyrtare në 2-16-ën, vit në të cilin klubit i përfundon edhe sanksioni i vendosur nga FIFA. Për ta bërë edhe më të besueshme këtë marrëveshje ka qenë menaxheri i lojtarit, Mino Raiola i cili ka thënë: se Pogba mund të qëndrojë tek Juventus deri në 2016-ën, vit në të cilin Barça është e lirë të transferojë lojtarë. Dukë përfshirë vlerën e kartonin dhe pagën e lojtarit bëhët fjalë për një marrëveshej e cila mund të shkojë rreth 200 milion euro.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: