Josep Maria Bartomeu, presidenti i Barcelonës, në një intervistë për “Bein Sport”, është rikthyer të flas për merkaton duke prekur temat më të nxehta, shkëmbimin Arthur-Pjanic, rikthimin e Neymar në “Camp Nou” dhe mundësinë për të blerë kartonin e Martinez: “Barcelona mori një ofertë të mirë për Arthur, lojtari gjithashtu mori një ofertë të mirë nga Juve, ishte një ofertë që Barça nuk mund ta refuzonte. Pjanic? Më bëhet qejfi që firmosi me ne, është një lojtarë që e ndjekim prej vitesh.

Neymar1903
Neymar1903

Neymar? Ekziston një emergjencë ekonomike si pasoj e Covid-19, është e vështirë të bësh operacione të tilla në këtë kohë, plus që PSG nuk dëshiron ta shes”. Në fund Bartomeu u ndal edhe një herë tek mundësia për të transferuar L.Martinez: “Kur të përfundoj Champions League do të flasim me Inter”, theksoi presidenti i Barcelonës duke lënë gjithçka të hapur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb