Me humbje të mëdha që arrijnë në 500 milionë euro, Barcelona mbyll buxhetin për sezonin 2020-2021.

Kushtet e vendosura nga koronavirusi gjatë gjithë vitit nuk i lanë gjigantët evropianë të paprekur dhe Barcelona në veçanti nuk mund të ishte përjashtim.

Siç u njoftua zyrtarisht, klubi e mbylli vitin financiar me një “humbje” prej 481 milion eurosh, me Blaugranas gjithashtu njoftuan buxhetin për këtë sezon.

Pavarësisht problemeve financiare që pllakosin klubin, më në fund u arrit të miratohej një buxhet prej 768 milion euro për sezonin 2021/2022.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: