Philippe Coutinho nuk bën më pjesë në planet e Barcelonës, për këtë arsye, drejtuesit e klubit kanë vendosur të ulin ndjeshëm vlerën e kartonit të tij. Braziliani vlerësohej fillimisht më 120 milion euro por tashmë blaugranët janë të gatshëm ta shesin edhe për 80 milion euro, shkruan “Daily Express”. Braziliani në fakt nuk bën pjesë as në planet e Bayern Munich, skuadër e cila ka fjalën e parë për të blerë kartonin e tij, teksa është në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Klopp
Klopp

I padëshiruar në Barcelonë dhe Mynih por Coutinho ka ende admirues në Liverpool. Jurgen Klopp nuk do të ishte kundër një rikthimi të sulmuesit në “Anfield” por vetëm në rastin se Firmino largohet në Mynih. “The Sun” vijon të insistoj, Bayern ka gati 90 milion euro për sulmuesin e Liverpool, nëse Firmino vendos të largohet atëherë Klopp ka gati jo një për dy lëvizje.

Timo Werner
Timo Werner

E para dhe më e rëndësishmja është transferimi i Timo Werner, me gjermanin që është kthyer në prioritet kryesor. 60 milion euro është klauzola e tij e largimit, shumë të cilët Liverpool do ta paguaj menjëherë pa u futur fare në negociata me Laipzig. Werner po kalon një formë shumë të mirë edhe këtë sezon teksa ka shënuar 25 gola në 30 ndeshje në të gjithë kompeticionet.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb