Barcelona ka ndërmend të qëndroj në heshtje këtë merkato dimri, të paktën në hyrje, ku nuk parashikohet asnjë blerje. Sipas të përditshmeve spanjolle, stafi drejtues nuk asnjë lojtarë të piketuar mbi të cilin dëshirojnë të investojnë gjatë janarit. Vëmendja e klubit do të jetë e përqendruar në dalje ku disa lojtarë kërkojnë të largohen pasi janë të pakënaqur me situatën dhe me minutat që kanë pasur në dispozicion.

Mundo
Mundo

Dy janë çështjet më të nxehta, Vidal dhe Rakitic. Mesfushori kroat ka shprehur dëshirën për tu larguar gjatë janarit, ky është një sezon ku pjesën më të madhe e ka shijuar si spektator. Interesimi për Rakitic është i madh ku të shumë janë skuadrat që kërkojnë shërbimet e tij, mbi të gjitha në Serie A.

Ivan Rakitic
Ivan Rakitic

Vidal është një çështje e njohur për të gjithë, negociatat me Interin vijojnë me kohë të plotë. Një tjetër emër që është vendosur në listën në dalje është dhe Todibo për të cilin interesim ka shfaqur Milan. Ideja e drejtuesve të klubit është e qartë, kërkojnë të shfryjnë organikën për të nisur më pas në verë një merkato të nxehtë ku objektivi kryesor nuk ndryshon, rikthimi i brazilianit Neymar në “Camp Nou”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb