Pak ditë më parë mediat në Spanjë dhe po ashtu në Angli raportuan se Barcelona dhe Coutinho shumë shpejt do të bashkohen pasi klubi katalanas ka gjetur gjuhën e përbashkët me Liverpul. Sinjali tjetër që e bën më të besueshëm këtë raportim është se Philipp Coutinho është në kërkim të një shtëpie në Barcelonë.

Sipas gazetës spanjolle “El Mundo Deportivo”, Coutinho është duke kërkuar shtëpi në Spanjë. Barcelona pritet të mbyll gjithçka në janar me mesfushorin brazilian. Interesi i katalanasit për 25-vjeçarin, u tregua që në merkaton e verës, por transferimi nuk u arrit të kryhej me sukses.

Tashmë mund të quhet një çështje e mbyllur, por që kërkon kohën e saj për t’u zyrtarizuar. Sipas të gjitha gjasave Coutinho do të jetë futbollisti i ri i Barcelonës. Ky do të ishte përforcimi i duhur për kryesuesit e Spanjës, pas largimit të Neymar drejt PSG-së në merkaton e verës.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: