Barcelona debuton me 6 gola në La Liga. Ndeshja e parë e kampionatit spanjoll mes Barcelonës dhe Betisit u mbyll mbrëmjen e së shtunës me rezultatin 6-2.

Serinë e golave e nisi Turan në minutën e 6′ ndërsa Kastro barazoi shifrat për miqtë në minutën e 21′ të lojës. Por Mesi (37′) dhe Suarez (42′) thelluan rezultatin në 3-1 duke çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes për fundin e pjesës së parë.

Barcelona dominoi lojën edhe në pjesën e dytë. Suarez realizoi goli e tij të dytë në minutën e 56′, ndërsa Mesi iu përgjigj një minutë më pas duke i çuar rezultatin në 5-1, shkruan Panoramasport.

Por uruguaiani nuk u ndal me kaq dhe shënoi golin e tij të tretë në minutën e 82′ duke përcaktuar edhe rezultatin final.

Barcelona dhuroi spektakël jo vetëm me numrin e golave dhe paraqitja e saj e parë duket se është një mesazh i fortë edhe për rivalët në La Liga.


Barcelona vs Real Betis (6-2) Full Highlights… by sportschannell
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: