Gjatë intervistës së tij me portalin holandez Voetbal International, mesfushori i Holandës dhe Barcelonës, Frenkie De Jong, foli për sezonin që sapo ka përfunduar dhe kontratën e tij me Blaugranët, që skadon në qershor 2026.

“Rinovimi? Unë dhe klubi e duam, kur kjo ndodh zakonisht arrijmë një marrëveshje. Shpresoj që të vijë së shpejti.

Për sezonin që sapo ka përfunduar, nuk mendoj se ishte viti im më i mirë. Njerëzve u pëlqen ta ekzagjerojnë. Sigurisht, isha jashtë fushave për një kohë të gjatë për shkak të dëmtimit të kyçit të këmbës, por kam luajtur mirë edhe më parë.

Dallimi i madh është se tani kemi një ekip më të mirë dhe kjo duket. Personalisht, mendoj se isha në formën time më të mirë sezonin para dëmtimit tim. Kur fiton të gjitha titujt në Spanjë dhe arrin në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, thjesht bie më shumë në sy”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb