Barcelona dhe Mançester Siti po punojnë për një shkëmbim të korsive anësore. Sipas asaj që raporton “Daily Telegraph”, blaugranat duan të rikthejnë në La Liga ish-lojtarin e Valencias, Juventusit dhe Interit, Zhoao Kanselo, duke çuar në Premier League një tjetër portugez, Nelson Semedon.

Një marrëveshje që ka nisur dhe që duket se ka bekimin e të dy trajnerëve, sidomos të Pep Guardiolës që nuk i ka besuar aspak lojtarit që e mori në verë nga Juventusi pas një shkëmbimi me Danilon.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb