SPANJA

Veç largimeve, Barcelona duket se nuk po qëndron indiferente dhe po tenton afrimet.

Pikërisht trajneri Ronald Koeman po shfrytëzon kontaktet e ngushta të tij, dhe pikërisht Wijnaldum, mesfushorin që e ka pasur te Holanda ka pranuar të transferohet në Camp Nou.

Kostoja e transferimit mund të shkojë deri në 20 milionë euro, teksa Wijnaldum do t’i hynte shumë në punë ekipit që mesfusha po i boshatiset, Rakitiç që u largua tashmë, Vidal drejt ikjes, apo dhe Busquets që është në shitje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb