Kundër Napolit, Quique Setien luan jo vetëm kualifikimin e Barcelonës në çerekfinalet e Champions League por dhe të ardhmen e tij në krye të klubit blaugrana. Ndryshe nga opinioni sportiv, Setien nuk mendon se e ardhmja e tij varet nga ky takim: “Nuk e kam menduar kurrë si ndeshjen time të fundit, e kemi përgatitur këtë sfidë për të kaluar më tej. Napoli, krahasuar me ndeshjen e fundit, është përmirësuar, mbrohet mirë dhe kur sulmon di të bëj keq. Duhet ti detyrojmë të mbrohen, janë një skuadër e madhe”. Në lidhje me formacionin titullar, Setien theksoi se 11 lojtarët janë përzgjedhur prej kohësh, mund të ndryshojnë vetëm pozicionet e tyre në fushë.

Vidall
Vidall

Në vigjilje të këtij takimi shumë të rëndësishëm ka folur edhe Arturo Vidal, i përfolur prej kohësh për një largim të mundshëm nga Barcelona me destinacion Italinë: “Nëse zoti dëshiron edhe sezonin tjetër do të jem pjesë e Barcelonës. Dëshiroj të fitoj Champions League këtë sezon ndërsa vitin tjetër pse jo “tripletën”, u shpreh Vidal në një intervistë për “Mundo Deportivo”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb