Barcelona bën goditjen e radhës, teksa prezantoi si blerjen më të re Pierr-Emerik Obamejang. Sulmuesi nga Gaboni vjen me parametra zero te katalanasit, pasi ndërpreu bashkëpunimin me klubin e Arsenalit. 32-vjeçari ka firmosur kontratën e tij të re që do ta mbajë të lidhur në Katalonjë deri në 30 qershor 2025.

Çdo skuadër që do të dojë të fitojë shërbimet e sulmuesit nga Gaboni do të duhet të paguajë klauzolën prej 100 milionë eurosh në kontratën e tij. Gjatë këtij sezoni me Arsenalin, ai u aktivizua në 14 ndeshje nga ku shënoi 4 herë dhe dhuroi edhe 1 asist.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb