Mediat më të rëndësishme sportive në botë e bëjnë të kryer transferimin e Neymar te PSG dhe Barcelona nuk mund të rrijë duarkryq, por menjëherë është hedhur në sulm për të gjetur zëvendësuesin e brazilianit pavarësisht se nuk do jetë e lehtë.

Me 222 mln euro që francezët do derdhin në arkat e katalanasve, 5 herë kampionët e Europës nuk do të vuajnë në këtë aspekt për të firmosur me lojtarë të rinj, por pas refuzimit të Liverpul për të shitur Philip Coutinho, spanjollët janë hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e futbollistit të Dortmund, Ousmane Dembele.


20-vjeçari në stërvitjen e fundit të klubit të Dortmund që po përgatitet për sezonin e ri është konfliktuar me portierin Roman Burki. Ka qenë Marc Bartra ai që ka shmangur një përplasje fizike mes dy lojtarëve pasi Dembele ishte mjaft i acaruar. Edhe Pierre-Emerick Aubameyang ishte pranë, por zgjodhi të mos ndërhynte, raporton “Goal.com”.

Kjo skenë i ngjan shumë asaj që ndodhi te Barcelona gjatë qëndrimit të tyre në Amerikë ku Neymar u konfliktua me blerjen e re Nelson Semedo.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb