Paulo Dybala mund ta vazhdojë karrierën në Juventus.

Menaxheri i futbollistit, Jorge Antun do të takohet me drejtuesit e klubit Bardhezi për të diskutuar rreth kontratës së re.

Sipas “Goal.com” përfaqësuesi argjentinas i ka kaluar gjashtë vitet e fundit në fanellën e “Bianconeri”.

Ai u transferua në Torino në vitin 2015 për 32 milionë euro nga Palermo. Edhe pse së fundmi po përflitej për një kalimtek Barcelona e cila ka shfaqur interes për ta blerë, ai mund ta vazhdojë qëndrimin në “Allianz Stadium”.

Viteve të fundit ai ishte pranë largimit nga Juve, por në fund qëndroi aty.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb