Rikthimet janë gjithmonë të bukura, sidomos kur bëhet fjalë  për Lionel Messin. Tifozët e Barcelonës kanë filluar të ëndërrojnë, pas sezonit problematik që Messi kaloi në Paris me PSG. Rreth kësaj teme ka folur edhe trajneri i katalanasve, Xavi.

“Leo mund të luaj në role dhe pozicione të ndryshme sulmues i fshehur, anësor ose më shumë brenda fushës, madje edhe playmaker për të bërë pasimin e fundit. Tani ai pothuajse është bërë mesfushor dhe ndoshta ai ka humbur pak eksplozivitetin, por në Kupën e Botës pamë një Messi të jashtëzakonshëm. Për mua, ai ka ende vite në një nivel të lartë përpara tij, nuk kam dyshim se do të ndihmonte”,- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: