Tifozët e Barcelonës dhe jo vetëm ata pyesin: A mund të rikthehet Lionel Messi për të mbyllur një cikël të ndërprerë papritur dy vite më parë? Rinovimi i vështirë me Paris Saint-Germain dhe takimi mes babait-agjent Jorge dhe presidentit Laporta e riktheu këtë hipotezë.

Dhe për të ndezur më shumë këtë mundësi ka menduar trajneri Xavi Hernandez me fjalët në lidhje me këtë rikthim. “Unë e kam thënë shumë herë që kjo është shtëpia e tij, dyert e Barcelonës janë të hapura. Nuk mund të them asgjë tjetër.

Ai është një shok i imi, ne jemi gjithmonë në kontakt dhe flasim për shumë gjëra, asgjë më shumë nuk mund të shtoj. Do të varet shumë nga ai dhe nga çfarë do të bëjë në të ardhmen, si dhe nga ekipi” – u shpreh Xavi.

Lionel Messi pohoi së fundmi se ai ende dëshiron të luajë për Argjentinën, por kjo mund të jetë një problem. Te PSG nuk e duan më këtë qasje të tij, sepse e kanë parë që sa herë ai është i impenjuar me kombëtaren, nuk e ka rendimentin e njëjtë.

Pas një moshe të caktuar, rikuperimi nga lodhja dhe nga udhëtimet e gjata me avion është më i ngadaltë. Edhe te Barcelona nuk do të mirëprisnin dëshirën e Messit për kombëtaren e tij, por ky nuk është kusht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb