Zërat që vijnë nga Spanja po gjejnë konfirmime ditë pas dite: Ivan Rakitiç është në listën e atyre që do të largohen nga Barcelona dhe ka shumë klube që do të donin ta kishin në ekip. Në Spanjë është Sevilja në krye, në Itali Juve, Milan dhe Inter janë të interesuara.

Blaugranat e kanë futur kroatin në listën e transferimeve për merkaton e verës, duke qenë se është në skadencë kontrate në vitin 2021. Barcelona nuk kërkon ta humbasë me parametër zero pas një viti dhe ka ulur pretendimet e saj në 20-25 milionë euro, që do të financojnë fushatën e blerjeve në qershor, raporton “Sport”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb