Ishte folur shumë dhe më në fund Ronald Koeman do të ketë shërbimet e sulmuesit që e kërkoi me ngulm që në ditën e parë si trajner i Barcelonës. Memphis Depay bashkohet me skuadrën katalunjase, pas një tratative të gjatë mes palëve. Sulmuesi holandez kishte zgjedhur prej kohësh, por klubit “blaugrana” iu desh të bindë Lyon.

Ejhgdcbxkae6 Uu
Ejhgdcbxkae6 Uu

Ky mision u arrit për 30 milion euro, një shifër e rëndësishme që Barcelona shpenzon për dhuratën e parë të rëndësishme për Koeman. Depai do të firmosë një kontratë 4-vjeçare dhe në ditët në vazhdim do të bëjë prezantimin zyrtar. Futbollisti 26-vjeçar ishte në listën edhe të klubeve të tjerë të rëndësishëm të Europës, por në zgjedhjen e tij një ndikim të madh kishte Ronald Koeman, trajneri që i ka besuar shumë në kombëtaren e Holandës.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: