Dëshira e Barcelonës për të transferuar Lautaro Martinez është e njohur nga të gjithë, janë të qartë edhe në shtëpinë zikaltër por nëse “demi” do të largohet kjo do të ndodh vetëm sipas kushteve të Inter. Është i qartë dhe i prerë në këtë pikë drejtori sportiv, Piero Ausilio: “Sa i përket Martinez ka vetëm një rrugë për ta larguar nga Inter, çdo skuadër që dëshiron shërbimet e tij duhet të paguaj klauzolën e largimit. Është një klauzolë që të gjithë e dimë, është e kotë ta fshehim, është një klauzolë e cila flet qartë si në kohën e skadencës ashtu edhe në çmim. Martinez ka një klauzolë e cila i skadon në ditën e para të korrikut, pra nuk zgjat përgjithmonë dhe është e vetmja mënyrë për ta larguar nga Inter. Në këto momente ne nuk po diskutojmë më askënd për largimin e Martinez, përkundrazi ne kemi shumë besim tek Martinez, e konsiderojmë si aset të klubit, të mos harrojmë që ai ka dhe 3 vite kontratë me Inter.

Lautaro
Lautaro

Ne, lojtarët më të rëndësishëm nuk kemi ndërmend ti largojmë, përkundrazi dëshirojmë që së bashku të përforcohemi edhe më shumë, kjo vlen edhe për Martinez”, u shpreh drejtori sportiv i Inter duke pranuar në fund se Barcelona është klubi që interesohet më shumë për Martinez: “Shumë shoqëri na kanë kontaktuar dhe janë interesuar për Martinez, mes tyre, me e vendosura është Barcelona, nuk mund ta mohoj por gjithashtu mund t’iu them se Barcelona e di shumë mirë se cili është qëndrimi ynë për Martinez, e ritheksoj dhe një herë, Martinez ka një klauzolë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb