Barcelona-Lautaro Martinez mbetet një çështje e hapur, një teme e cila pritet të jetë në fokusin e mediave për një kohë të gjatë. Blaugranët e kanë shprehur publikisht interesimin e tyre për sulmuesin argjentinas, fakt për të cilin janë në dijeni edhe drejtuesit e Interit.

Sport
Sport

Në Spanjë një ditë më parë mediat pranë klubit katalunjas zbuluan ofertën e radhës të Barcelonës, 70 milion euro kesh plus kartonin e Vidal dhe Semedo, një ofertë e cila i afrohet klauzolës së tij të largimit prej 111 milion euro. Sipas “TuttoSport”, Inter vlerëson kartonin e “demit” me 150 milion euro por nëse Barcelona kërkon të përfshihet në negociata atëherë duhet të ndryshojnë emra pasi ziklatërit kërkojnë profile të ndryshme, lojtarë të rijnë si Todibo, Alena apo Arthur.

Lautaro Martinez Barcelona
Lautaro Martinez Barcelona

Martinez i skadon kontrata në 2021, plani i Interit është i qartë, kërkojnë të bindin lojtarin të rinovoj kontratën duke përmirësuar ndjeshëm pagën e tij sezonale dhe mbi të gjitha kërkojnë të rrisin klauzolën e tij të largimit, 111 milion euro, aq sa Martinez vlen tani, është një shifër që shumë klube mund ta paguajnë lehtësisht.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb