Suksesi në transfertë përballë Dinamo Kiev i jep Juves më shumë qetësi përpara sfidës kundër Barcelonës në “Allianz Stadium”. Dëshira e tifozëve për të riparë sërish në fushë duelin Ronaldo-Messi është thuajse zero në një kohë kur sulmuesi portugez rezultoi sërish pozitiv edhe në testin e dytë. COVID-19 nuk mund t’ia heq këtë mundësi tifozëve për përballjen e dytë ndërmjet tyre, më 8 dhjetor në ndeshjen e kthimit në “Camp Nou”.

Camp Nou
Camp Nou

Drejtuesit e klubit blaugrana kanë filluar që tani të mendojnë për atë takim teksa i kanë dërguar një shkresë autoriteteve sanitare ku i kërkojnë që në stadium të jenë të pranishëm edhe tifozët. Protokolli ia lejon diçka të tillë vetëm në ndeshjet e Champions League, Barcelona kërkon të shfrytëzoj këtë fakt për të pasur në stadium afro 5 mijë tifozë, aq sa lejon protokolli sanitar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb