Ndër lojtarët që kërkojnë një ekip të ri është sigurisht Philippe Coutinho, i cili nuk është pjesë e projektit të Barcelonës. Sidoqoftë, kostot për operacionin po pengojnë largimin e tij.

Klubi katalanas shpenzoi rreth 130 milionë euro për të blerë brazilianin nga Liverpool, kështu që ata nuk mund ta japin atë falas. Përveç kësaj, rroga shumë e lartë që ai merr duhet të merret parasysh.

Agjenti i lojtarit gjithashtu është përpjekur ta propozojë atë në Itali, përfshirë Milanin, por nuk ka kushte për këtë marrëveshje… Coutinho te Arsenali dhe Aubameyang te Barcelona. Kjo është ajo që qarkullon së fundmi.

Barcelona ka vënë në shënjestër Aubameyang dhe do të donte t’i ofronte Arsenalit një shkëmbim me Coutinho. Një marrëveshje që do t’i pëlqente të gjithëve, pasi Topçinjtë gjithashtu duan të shesin lojtarin e tyre!

Braziliani nuk mund të rrezikojë të mbetet në Barcelonë. Më mirë të pranoje, një lëvizje në Londër, teksa Pemier League është një terren i njohur. Një shkëmbim që pritet të zyrtarizohet së shpejti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb