Samuel Umtiti nuk është në planet e Barcelonës. Mbrojtësi francez nuk ka vend në formacionin e katalanasve për sezonin që vjen dhe klubi po punon që ta shesë.

 Sipas Sport, tratativat mes Rennes dhe Barçës po shkojnë në rrugën e duhur, por ka vetëm një problem. Klubi i Ligue 1 nuk është mirë ekonomikisht dhe ka qartësuar se nuk mundet dot të paguajë gjithë pagën e futbollistit. Gjithsesi, gjithçka mund të rregullohet.

28 vjeçari nuk po kalon aspak një formë të mirë. Umtiti ka luajtur vetëm 1 sfidë me Barcelonën në sezonin që lamë pas, duke bërë kështu që të jetë jashtë të gjitha kondicioneve fizike të duhura.

Y6
Y6

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: