Lojtarët e Barcelonës i kanë thënë “jo” shkurtimit të pagës së propozuar nga klubi. Josep Maria Bartomeu kishte thirrur ditën e ndjeshme këshillin e administrimit, por e shtyu atë për ditën e sotme. Motivi ishte që të fitonin kohë për të bindur lojtarët për propozimin e bërë dhe që thuhet se është më e favorshme sesa masa e shumë klubeve të tjera, që kanë prerë 70% të pagës së lojtarëve.

Bartomeu ka ndërmend që të manovrojë me disa kompesime për ekipin e parë, duke mos dashur që ta çojë shkurtimin e pagës mbi 50%. Por pavarësisht kësaj, përgjigja e kapitenëve të ekipit për këtë kërkesë ka qenë negative.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb