Një tjetër xhiro në La Liga, një tjetër fitore nga Barcelona, këtë herë ndaj Leganes me rezultat 3-1. Golat për skuadrën katalanase i shënuan Ousmane Dembele (32′), Luis Suarez (71′) dhe Lionel Messi (90+2′). Ndërsa për skuadrën mysafire golin e vetëm e shënoi Martin Braithwaite (57′).

Lojtari i ndeshjes ishte Dembele, i cili përveç golit arriti të bëjë një paraqitje fantastike, por që në minutën e 69-të u detyrua të lë fushën për shkak të lëndimit.
Me notë të lart u vlerësuan edhe Suarez, Jordi Alba, Carles Alena dhe normalisht Messi. Ata që dëshpëruan paksa ishin mesfushori Arthur dhe mbrojtësi belg, Thorms Vermalen.

Te mysafirët paraqitjet të mirë kishin Youssef En Nesyri, Mikel Vesga dhe Oscar Rodriguez, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve:

Barcelona Piket 1
Barcelona Piket 1
Leganes 2
Leganes 2

Ndeshja e ardhshme e Barçës është kundër Gironas.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb