Ajo që dukej si një “fantashkencë”, tani është një realitet. Rikthimi i Neymar te Barcelona po merr formë, teksa palët kanë nisur tratativat në distancë deri në arritjen e një marrëveshje për atë që do të ishte transferimi më i bujshëm në këtë sesion të tregut në futbollin botëror. Me kalimin e ditëve më të sigurta janë mediat shumë pranë klubit katalunjas “El Mundo Deportivo” dhe “Sport”.

C 29 Fotogallery 1025828 Imagegallery Imagegalleryitem 21 Image
C 29 Fotogallery 1025828 Imagegallery Imagegalleryitem 21 Image

Në numrat e tyre të së premtes, të dyja gazetat kanë lajm kryesor të ardhmen e sulmuesit brazilian. Ky i fundit konfirmoi se kërkon të largohet nga Paris SG, ndërsa vetë kampionët francezë janë të lodhur nga kapriçot dhe pasiguria e “O’Ney”. Për këtë arsye sheiku-pronar i klubit Al Khelaifi ka urdhëruar vartësit e tij të studiojnë largimin e Neymar. Ata nuk kanë humbur aspak kohë, duke vendosur edhe çmimin e tij: 300 milion euro, rreth 80 milion euro më shumë nga sa shpenzuan për ta transferuar atë nga Barcelona.

C 29 Fotogallery 1025828 Imagegallery Imagegalleryitem 20 Image
C 29 Fotogallery 1025828 Imagegallery Imagegalleryitem 20 Image

Por kampionët e La Liga as që kanë ndërmend të paguajnë një shifër të tillë. Kjo është e pamendueshme, por eksiston një zgjidhje që kënaq të gjitha palët. Këtu del në skenë Felipe Coutinho. Sulmuesi gjithashtu nuk është I kënaqur me skuadrën “blaugrana”, ndërsa Paris SG e pëlqen shumë atë. Për këtë arsye, Barcelona ka matur pulsin e francezëve me një ofertë të parë: 100 milion euro plus kartonin e Coutinho për të kthyer Neymar në “Camp Nou”.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb