Barcelona ka konfirmuar se më në fund ka mundur të regjistrojë kontratën e re të yllit të mesfushës Gavi, te ekipi i parë. 18-vjeçari kishte rënë dakord për kushtet për një marrëveshje të re në vjeshtë, por Barça nuk ishte në gjendje ta verifikonte atë në La Liga për shkak të rregullave të pagave.

Klubi ka punuar shumë në prapaskenë për të nënshkruar zyrtarisht kontratën dhe për të parandaluar që Gavi të rezultojë lojtar i lirë.

Barcelona konfirmoi të martën se kontrata e re e Gavi është depozituar në La Liga, pasi ccështja shkoi në gjykatë.

“La Liga është njoftuar për vendimin e marrë nga gjykata dhe lojtari tani mund të regjistrohet si lojtar i ekipit të parë” – Shkruan klubi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb