FC Barcelona ka dhënë një mesazh ngushëllimi për ish-lojtarin e saj Diego Armando Maradona, legjendën e futbollit që sot ndërroi jetë në moshën 60-vjeçare.

Maradona hapin e madh drejt futbollit europian e bëri pikërisht nëpërmjet Barcelonës, kur u transferua në vitin e largët 1982, dhe luajti në ‘Camp Nou’ 2 sezone.

Klubi blaugran shpreh ngushëllimet më të thella teksa e falenderon për gjithçka që dha për klubin e tyre.

NJOFTIMI NGA BARCELONA

FC Barcelona shpreh ngushëllimet e saj më të thella në lidhje me vdekjen e Diego Armando Maradona, një lojtar i klubit tonë (1982-84) dhe një ikonë e futbollit botëror. Pusho në paqe Diego

FC Barcelona expresses its deepest condolences regarding the death of Diego Armando Maradona, a player for our club (1982-84) and an icon of world football. Rest in peace Diego

— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 25, 2020

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb