MADRID-Barcelona mund të bëjë një ndryshim të madh tek fanella e parë, për sezonin e ri. Sipas së përditshmes sportive katalane “Sport”, gjiganti nga “Camp Nou”, do ta ndryshojë modelin e fanellës, për herë të parë në historinë 115-vjeçare të klubit.

Nga shiritat e zakonshëm vertikalë, Barcelona pritet të ketë katër të tillë në formë horizontale, për herë të parë në histori të klubit. Po ashtu, pjesa e pasme e fanellës pritet të ketë ngjyrat e flamurit të Katalonjës, që është fanella e katërt e ekipit këtë sezon.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: