Nisja zhgënjyese e sezonit të ri të Barcelonës ka pamjen e Lionel Messi. Sulmuesi argjentinas jo vetëm që nuk po e ndihmon, por është kthyer në një problem për skuadrën e tij. Një “rebus” I vërtetë është forma e “Pleshtit” ashtu si dëmtimet, I fundit ai në ndeshjen kundër Villareal, që rrezikon ta mbajë sërish jashtë për një periudhë të gjatë. Nëse në fillim trajneri Ernesto Valverde shpejtoi të minimizonte shkallën e problemit fizik, tashmë në klubin katalunjas askush nuk jep një datë të saktë për rikthimin në fushë të kapitenit.

758d1289b064bcb7a04ce618524028ec
758d1289b064bcb7a04ce618524028ec

Messi nuk është stërvitur me skuadrën, duke forcuar dyshimet se ai do të mundojë me siguri në sfidën e së shtunës në La Liga kundër Gatafes. Ky mund të jetë një vendim parandalues i Barcelonës për të mos rrezikuar praninë e Messi në përballjen e së mërkurës në Champions, ku kampionët spanjollë do të presin Interin në “Camp Nou”. Por për aktivizimin e sulmuesit argjentinas në këtë sfidë nuk ka asnjë siguri, madje me shumë gjasa ai do të mungojë sërish.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb