Matthijs de Ligt është ende me pushime dhe duke pritur të marrë një vendim për ekipin që do të luajë në sezonin e ardhshëm. Barça, PSG dhe Juventusi janë në parim tre favoritët më të mëdhenj për të nënshkruar me holandezin, megjithëse sipas ‘Radio Monte Karlo’, Real Madrid mund të shtohet në listën e skuadrave që kërkojnë shërbimet e De Ligt.

Sipas stacionit francez, ‘Los Blancos’  ka hetuar nëse vendimi për holandezin është marrë tashmë dhe nëse do të ishte në kohë për të hyrë në garë për transferimin e tij.

Real Madrid ka nënshkruar tashmë Militao dhe ka konfirmuar Sergio Ramos dhe Varane, kështu a priori ardhja e De Ligt nuk është prioritet për të galaktikët. RMC thekson se Barça mbetet një nga destinacionet më të mundëshme për holandezin.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb