SPANJË– Barcelona po kalon momente gëzimi, pasi ka një arsye shumë të fortë. Lionel Messi, i dëmtuar pak ditë më parë  në sfidën ndaj Sevijas, sot ka zbritur në fushë duke u bashkuar me skuadrën.

Argjentinasi kaloi 10 ditë jashtë skuadrës katalanase. Qëndrimi i tij jashtë fushe i kushtoi humbjen e dy sfidave të rëndësishme si “El Clasicon” në Spanjë dhe ndeshjen në Ligën e Kampionëve përballë skuadrës së Interit.

Mesi
Mesi

Lajmin e rikthimit të argjentinasit e ka bërë publik vetë klubi përmes një posti në faqen zyrtare.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb