Barcelona është  mposhtur nga Sevilla me rezultatin 2-0 në ndeshjen e parë të çerekfinales së Kupës së Mbretit.

Sevilla kaloi në epërsi në minutën e 58-të me anë të Pablo Sarabias, ndërsa golin e dytë e shënoi Ben Yedder (76′) pas asistimit nga Ever Banega.

Leo Mesi nuk ishte grumbulluar për këtë takim, ndërkohë që titullar e ka nisur blerja e fundit e Barcelonës, Kevin Prince Boateng por as ky nuk ka mund të shpëtojë katalanasit nga humbja.

Ndeshja e kthimit mes dy ekipeve do të luhet një javë më pas, në datën 30 janar.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb