Barcelona-Lautaro Martiez mbetet një çështje e hapur, nuk ka ndërmend ta mbyll as trajneri Quique Setien, fundja kush nuk do të dëshironte në ekip një sulmues të tillë: “Është një futbollist i rëndësishëm, një lojtar i madh, Barcelona është gjithnjë e interesuar për lojtarët e mëdhenj”. Messi shihet si çelësi për të arritur tek Lautaro: Është e qartë për të gjithë, të luash përkrah Leo Messit është një nder i madh për të gjithë”, u shpreh trajneri i Barcelonës.

La Gazzetta
La Gazzetta

Në intervistën e tij për “La Gazzetta dello Sport”, Setien foli dhe për shkëmbimin e përfolur së fundmi, Pjanic-Arthur: “Askush nuk më ka thënë asgjë për këtë, gjithsesi di të them se braziliani dëshiron të qëndroj këtu. E kuptoj këtë pjesë, kush dëshiron të largohet me dëshirë nga klubi më i fortë në botë”. Ashtu si në çdo intervistë tjetër, as këtë herë nuk mungoi një pyetje për Leo Messin dhe të ardhmen e tij, në një kohë kur mediat flasin shpesh për një krise mes tij dhe Barcelonës: “Nuk do të largohet me parametra zero. Leo dhe Barcelona do të qëndrojnë gjithmonë bashkë, ky diskutim mbyllet këtu”, u shpreh Setien.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb