Barcelona ka shënuar një rezultat të thellë në Camp Nou duke fituar 5-2 ndaj Real Betis në La Liga.

Blaugranasit që këtë sezon kanë pasur një luhatje rezultatesh edhe ndaj Betis kanë vendosur dy herë në pikëpyetje fitoren.

Fillimisht goli i avantazhit nga Dembele u barazua me Sanabrian që balancoi shifrat në fund të pjesës së parë 1-1. Me fillimin e pjesës së dytë Griezmann kaloi sërish në avantazh të tijët kurse Messi trefishoi me penallti.

Betis ngeli me 10 lojtarë, por kjo nuk e pengoi që me Moron të ngushtojë shifrat në 3-2 duke kërcënuar Barcelonën. Shpëtimi erdhi sërish nga Messi që shënoi golin e dytë personal kurse në fund Pedri vulosi manitën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb