SPANJA

Barcelona duket se do të ketë një ekip krejtësisht të ri për sezonin e ardhshëm. Katalanasit së fundmi kanë rikthyer nga huazimi 2-vjeçar mbrojtësin brazilian Emerson Royal.

22-vjeçari ka luajtur në këto dy vite për Betis Sevilla, teksa tashmë do të rikthehet në ‘Camp Nou’.

Mediat raportojnë ndërkohë se Barcelona është shumë pranë transferimit të Memphis Depay si lojtar i lirë.

Më parë Barcelona ka zyrtarizuar transferimet e Agueros dhe Eric Garcias teksa pritet edhe Gigi Wijnaldum nga Liverpool.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb