Largimi i Lionel Messit, përveç se la një boshllëk te Barcelona, krijoi edhe një enigmë se kush do ta mbante numrin 10 të tij. Asnjë nuk guxonte, madje as Coutinho që e ka mbajtur këtë numër më parë mbi shpinë.

Klubi nuk e tërhoqi numrin 10 dhe ia dorëzoi talentit Ansu Fati, që siç duket, nuk e ka refuzuar. 18-vjeçari me origjinë nga Guinea-Bisau, aspiron të ecë në gjurmët e yllit argjentinas dhe në një të ardhme të shndërrohet në idhullin e tifozëve blaugranas.

Kjo u konfirmuar nga vetë Barcelona, nëpërmjet një video të postuar në faqen zyrtare.“10-shi ynë i ri”, shkruan klubi katalanas te video e publikuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb