Ditët e fundit merkatoja evropiane është ndezur shumë. Pavarësisht se nuk ak lëvizje konktrete, mjafton një apo dy blerje dhe efekti domino pastaj është i pashmangshëm.

Por te Barcelona gjërat janë krejt ndryshe. Pas afrimeve me parametra zero, tani po mendohet vetëm për shitje dhe reduktime pagash. Klubi blaugrana sot ka nxjerrë zyrtarisht në shitje Antoine Griezmann.

Por cili është çmimi i duhur për sulmuesin francez? RAC1 e zbulon atë sot: Francezi mund të largohet për 50 milionë euro, më pak se gjysma e asaj që ishte paguar dy vjet më parë. Një shifër që tregon edhe një herë vështirësitë e klubit katalanas, duke kërkuar para për të financuar ndonjë operacion tjetër të ardhurash dhe për t’i dhënë oksigjen arkës.

Por kush mund të jetë vërtet i interesuar për Griezmann? Me synimin e City për të blerë Harry Kane dhe Chelsea duke tentuar Romelu Lukaku, vetëm Atletico Madrid do të mbetej. Klubi nga kryeqyteti nuk e ka braktisur objektivin, por është duke pritur ditët e fundit të merkatos për ta gjetur veten në një pozitë të fortë dhe për të shpenzuar sa më pak.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb