Ousmane Dembele ishte një nga transferimet e bujshme të Barcelonës por në asnjë moment sulmuesi francez nuk arriti të justifikoj investimit e klubit blaugrana. Kanë ndryshuar shumë trajner që nga koha kur Dembele zbarkoj në “Camp Nou” por asnjëri prej tyre nuk besoj tek ish sulmuesi i B.Dortmund.

Dembele 243286
Dembele 243286

Sipas mediave spanjolle, drejtuesit e klubit janë bindur më në fund për ta nxjerrë në shitje, janë të hapur që në janar për çdo ofertë që vjen në drejtim të tij. Dembele pritet të largohet në merkaton e dimrit ose në qershor tek ai ekip që paraqet ofertën më të mirë. Të interesuar prej kohësh mbeten Arsenal, Liverpool e Man.United ndërsa së fundmi në garë është futur edhe Juventus. Gjithnjë sipas mediave spanjolle, Barcelona ka piketuar edhe zëvendësuesin e tij, bëhet fjalë për Thauvin nga Marseja.

Koeman Gives Condition For Barcelona To Sign Depay From Lyon
Koeman Gives Condition For Barcelona To Sign Depay From Lyon

Në të njëjtën kohë sipas “Sport”, Barcelona ka gjetur më në fund akordin me Lion për të transferuar në Spanjë, Memphis Depay, sulmuesi i kërkuar me ngulm nga trajneri Koeman.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb