Së pari ishte Maradona, ai që lëshoi gjuhën dhe hodhi helmin. “Le të mos e llogarisim më Messin, është e padobishme të duam të bëjmë lider një njeri, që shkon 20 herë në banjo para një ndeshjeje”, – tha Diego. Dhe pastaj, një tjetër argjentinas, ish-trajneri Ángel Cappa, thotë fjalën e vet. “Unë pajtohem me të, nuk duhet ta hiperbolizoni Messin, ai është një lojtar në tokë, pjesa tjetër është marketing”, – tha tekniku në “Radio Mitre”.

Megjithatë, Ángel Cappa e pranoi cilësinë dhe ndikimin e Messit në lojë, të cilin e konsideron një lojtar kyç në strukturën e ekipit të tij: “Pa të, Barcelona do të ishte e dhjeta. Messi e shpëton atë në shumë ndeshje”. Në fakt, deri tani në La Liga, argjentinasi ka marrë pjesë në 10 nga 19 golat që katalanasit kanë shënuar në kampionat. Ai ka shënuar 6 gola dhe ka asistuar në 4 gola të tjerë.

Cappa, gjithashtu, iu referua trajnerit të ri të Albiceleste. Scaloni mori vendin e Sampaolit pas Kupës së Botës në Rusi: “Ai nuk ka përvojë të mjaftueshme për të vazhduar në drejtimin e ekipit kombëtar, më pëlqen Pochettino”.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: