Në shtëpinë e Barcelonës është një kaos total, një krisje shumë e madhe mes lojtarëve dhe stafit teknik, e cila është thelluar akoma më shumë pas barazimit kundër Celta Vigo e cila mund ti kushtoj edhe titullin kampion. Shtypi spanjoll i ka kushtuar sërish faqet e para situatës në klubin blaugrana, ku në qendër të kritikave mbetet trajneri Quique Setien.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjithnjë sipas mediave spanjolle, presidenti Josip Maria Bartomeu së bashku me drejtorin sportiv Eric Abidal janë takuar me trajnerin Setien në shtëpinë e këtij të fundit ku kanë diskutuar për momentin e vështirë që po kalon ekipi. Setien nuk ka marrë për momentin një ultimatum nga drejtuesit e klubit por sigurisht që e ardhmja e tij mund të përcaktohet në dy ndeshjet e radhës, kundër Atletico Madrid dhe kundër Villarel, dy ndeshje që mund të përcaktojnë fatet e sezonit në La Liga por dhe konfirmimin apo jo të Setien edhe për sezonin pasues.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: