Barcelona nuk mund të mbajë më Lionel Messi-n edhe për një vit deri në skadim të kontratës për shkak se çështja mund të shkojë në gjyq, por mund ta zëvendësojë.

Messi do të largohet, por Sadio Mane është i pakënaqur te Liverpool dhe do një transferim në ‘Camp Nou’, Referuar mediave ndërkombëtare sulmuesi afrikan nuk është i lumtur te Liverpool për shkak të rolit në ekip dhe e do një largim te Barcelona.

Nga ana tjetër Messi duket ‘thuajse’ i divorcuar me Barcelonën dhe gjigandët europianë janë hedhur në sulm për të marrë shërbimet e 33- vjeçarit më të trofeshëm individualisht në botë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb