SPANJA

Barcelona është rikthyer më në fund tek fitoret. Blaugranët mposhtën pastër 3-0 Levanten pa e diskutuar triumfin që në fillim.

Ishin Depay dhe Luuk de Jong që shënuan të parët, teksa më pas ‘qershia mbi tortë’ ishte Ansu Fati, 18-vjeçarit që i është besuar fanella me nr.10 e Messit dhe që realizoi gol pas 10 muajsh mungesë për shkak të lëndimit.

Me të riun duket se sulmi blaugran funksionon më mirë, por pritet të shihet vazhdimësia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb