NGA JETON SELIMI

Drejtuesit e Barcelonës janë gati të blindojnë Lionel MesSin me një kontratë të re afatgjatë. Ylli argjentinas është me pushime, por kur t’i mbarojë ato, do të kthehet në klub për të hedhur firmën në marrëveshjen re, e cila do të zgjatë deri në vitin 2021. Sipas informacioneve të gazetës sportive “Mundo Deportivo”, drejtuesit e Barcelonës janë takuar me babain e futbollistit dhe kanë rënë dakord që të zgjatin kontratën aktuale, e cila përfundonte në qershorin e vitit 2018.

Nuk janë bërë të ditura shifrat e marrëveshjes, por përflitet se rroga e tij do të jetë një rekord absolut, plot 36 milionë euro në vit, një shifër thuajse e pabesueshme, e cila do të sigurohet falë përfitimeve nga e drejta e imazhit. Duke e blinduar Mesin derisa të mbushe 33 vjeç, Barcelona ka siguruar që argjentinasi të vazhdojë të shprehë talentin e tij te kjo skuadër për një kohë të gjatë, para se të kthehet për të mbyllur karrierën në Argjentinë, siç ka deklaruar ai vazhdimisht.

TALENTI
Zakonisht në merkaton e një klubi mund të ndërhyjnë kapitenët, por nuk është ky rasti i Barcelonës, ku sugjerime bën sulmuesi Nejmar.

“Globo Esporte” dhe “ESPN” zbulojnë se braziliani u ka kërkuar drejtuesve të klubit t’i hedhin një sy mesfushorit ofensiv Lucas Lima, shok i ngushtë i 24-vjeçarit tek ishskuadra e tij, Santos. Kështu, drejtori sportiv i Barcelonës, Robert Fernandez, dje ndoqi në stadium ndeshjen e Santosit dhe Ponte Pretës në Serinë A braziliane, duke “spiunuar” pikërisht të preferuarin e Neymarit. Bashkë me agjentin Andre Cury, një përfaqësues amerikano- jugor për klubin “blaugrana” dhe biznesmenin John Celso Fernandez, drejtori ndoqi fitoren 3-1 të Santosit.

Kontrata e Limës me klubin brazilian përfundon në dhjetor të vitit 2017 dhe një lëvizje e tij në kontinentin e vjetër është jo pak e mundshme. Për momentin, gjithsesi nuk ka një interes konkret të Barcelonës për tregun brazilian. Të drejtat e mesfushorit janë 90% në zotërim të tij dhe të investitorëve, teksa klubi nga Sao Paulo ka vetëm 10%. 26-vjeçari përfaqësoi Brazilin në Kupën e Amerikës, ku ai luajti në të tria ndeshjet e fazës së grupeve dhe shënoi në fitoren 7- 1 kundër Haitit.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: