“Lautaro apo Neymar? Për mua janë shumë mirë të dy”, kështu u shpreh pak ditë më parë Quiqe Setien por në intervistën e radhës për “Onda Cero”, trajneri i Barcelonës bën prapaktheu: “Nuk jam as optimist e as pesimist për Martinez.

Lautaro Martinez
Lautaro Martinez

Më pëlqen ashtu si të gjithë lojtarët e tjerë të mëdhenj, por të mos krijojmë iluzione. Kjo pandemi kushtëzon shumë gjëra, situata në aspektin ekonomik është e komplikuar”, theksoi Setien duke konfirmuar se klubi blaugrana nuk do ta ketë aspak të lehtë të paguaj klauzolën e largimit të Martinez, 111 milion euro. Në të njëjtën kohë nuk do të jetë e lehtë as të rikthejnë Neymar në “Camp Nou”:

Neymar1903
Neymar1903

“E njëjta gjë vlen edhe për të. Nga situata e krijuar është e vështirë të arrish tek këta lojtarë. Gjithsesi në këto momente kemi Suarez në sulm”. Në fund nuk mund të mungonte një tjetër koment për Leo Messin: “Jam i sigurt se do të qëndroj me ne. Nëse nuk do të kishim një projekt fitues edhe mund ta kuptoja por ne jemi Barcelona dhe këtu ka gjithnjë një projekt fitues. Messi është lojtari më i mirë në botë, me të në fushë kemi më shumë opsione”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb