Si rrallherë në këto vitet e fundit ekipi i Barcelonës nuk po kalon momente të mirë. Kjo është reflektuar edhe në vendimin që drejtuesit katalanas kanë marrë për të mos lejuar lojtarët e tyre që të jenë prezent në ndarjen e çmimeve nga ana e FIFA-s që do të zhvillohet ditën e sotme.

Kështu, mosprania e Iniesta, Pique, Messi dhe Luis Suarez në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të qeverisë botërore të futbollit, është parë si diçka jonormale nga prestigjiozja spanjolle, Marca”.
1483961454_970096_1483961513_portada_normal_recorte1-700x394
Gjithsesi, nuk ka bojkot kundër FIFA-s, por “shtrëngim të radhëve” nga trajneri Luis Enrique duke parë se viti 2017-të nisi me një humbje në kupën e Spanjës dhe më pas barazimi mbrëmjen e djeshme. Kjo ka bërë që katalanasit të renditen ne vendin e tretë në tabelën e klasifikimit, ku në krye të “La Liga-s” qëndron Reali me 5-së pikë më shumë, si dhe një takim më tepër për të zhvilluar që mund ta çojë në 8-të hendekun.

Vetë klubi do të përfaqësohet në mënyrë të rregullt nga anëtarët e bordit drejtues. Pas lajmeve mediatike, klubi katalanas lëshoi një deklaratë, duke shpjeguar arsyet e këtij vendimi drastik.
1483946858028
Ndeshja e Kupës së Mbretit, sipas letrës publike të Barcelonës, është “fajtore”, në këtë rast:“Në mënyrë që skuadra të ketë prioritet përgatitjen e ndeshjes së të mërkurës, kundër Athletic, klubi ka vendosur që lojtarët e ftuar në gala-në e FIFA-s, të nominuar për çmimet më të mira, e cila do të mbahet sot pasdite, nuk lëvizin. Atje do të jenë disa nga udhëheqësit më të rëndësishëm, si presidenti Josep Maria Bartomeu, zv.presidenti sportiv Jordi Mestre, menaxheri Silvio Elias, drejtori i përgjithshëm Oscar Grau, drejtori profesional sportiv Albert Soler, sekretari teknik Robert Fernandez dhe drejtori i futbollit, Raul Sanllehí.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: